Kjo fundjavë ka qenë e mbarë për shqiptarin Edmond Nicaj në Michigan. Si lojtar i rregullt i lotarisë POWERBALL” ai kishte blerë edhe këtë të premte biletën përkatëse, por me shumë mundësi nuk ia kish marrë mendja se do të fitonte plot një milionë dollarë. Shqiptari Nicaj gjeti pesë numrat në biletë, përkatësisht 24-26-28-59-63 duke u shpallur fitues.
“I blej biletat e Powrball-it çdo javë, por këtë herë u shpërbleva. Kontrollova rezultatet e biletës pas hedhjes së shortit dhe kërceja përpjetë nga gëzimi”, ka thënë Nicaj për mediat amerikane.
“Fëmijët më dëgjuan dhe erdhën rreth meje duke kërcyer edhe ata. Fitorja më bën të ndihem mirë, sepse paratë do të më heqin paksa stresin dhe presionin”, u shpreh Nicaj, baba i gjashtë fëmijëve.
Por çfarë do të bëjë me 1 milionë dollarët? Nicaj tha se do të paguante shumë fatura të prapambetura dhe do të hiqte ca para mënjanë për fëmijët e tij.
Epo ky është fati, me një biletë 1-dollarëshe të bëhesh milioner!
Diskutime rreth kësaj post