Klubit të Milnait i është rikthyer një tjetër ish-lojtar.
Bëhet fjalë për brazilianin Kaka që ka arritur së fundmi në Milano
Ndërsa të gjithë janë në pritje të një roli duket se këtë e ka zbuluar “TuttomercatoWeb”.
Sipas tyre roli që Kaka do të marrë te Milani është ajo e zbulimit të talenteve të reja në Brazil dhe më pas negocimin për ti sjellë ata në Milano.
Kaka është shprehur se është shumë i lumtur për këtë rikthim në ish-kliubin e dikurshëm.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu”, tha Kaka për gazetarët kur arriti në Itali.
“E pashë ndeshjen kundër Napolit dhe shpresoj dhe mendoj që Milan do të këtë një sezon të mirë. Kam biseduar me Leonardon shumë sepse ne jemi shok, por ne ende nuk kemi biseduar për rolin që do ta kem brenda Milanit”.
“Për momentin prioritet i imi janë fëmijët e mijë, të cilët jetojnë në Brazil. Duhet të jem me ta. Me Leon dhe Paolo Maldinin mund të jemi më të afërt në Milan”.
“Dua ta kuptoj se çfarë do të bëj me futbollin tani. Kthimi në San Siro për ndeshjen Milan-Roma do të jetë interesant dhe pres që Milan të fitojë”.
Kaka po ashtu është pyetur për trajnerin Rino Gattuso, me të cilët kanë luajtur bashkë.
“Jam shumë i lumtur që Gattuso është trajner i Milanit, Rino gjithmonë ka qenë shumë i përkushtuar dhe me shumë vullnet dhe mentalitet të madh. Tani ne shpresojmë të kemi rezultate, ne shpresojmë që rezultatet do të vinë nga karakteri i tij i madh”. /albeu
Diskutime rreth kësaj post