Këngëtarja Ceca është rikthyer sërish në vëmendje duke krijuar polemika për faktin se gjatë këtij sezoni veror, këngët e saj po dëgjohen me të madhe në Shqipëri.
Numri në rritje i turistëve serb e ka bërë të veten, ndonëse ‘gisht’ duken të kenë edhe pronarët e resorteve që kanë shtuar në listën e tyre këngët e këngëtares së turbo-folkut serb.
E fenomeni i dëgjimit të muzikës së Cecës, bashkëshortes së kriminelit çetnik famëkeq Arkan, është përhapur edhe nëpër festa të tjera, në Shqipëri.
Këngët e saj dëgjohen në një anije duke bërë që Ceca të reagojë. Ajo e ka rishpërndarë videon me lokacion Shqipërinë duke vendosur një zemër në Instagramin e saj.
Me gjasë, për një të ashtuquajtur këngëtare që bën muzikë pa asnjë vlerë duhet të jetë edhe e habitshme që muzika e saj të dëgjohet përtej tregut të saj serb, tragjikisht në Shqipëri.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post