Pak ditë më parë u zhvillua një sondazh nga NDI sesi do të ishte pjesëmarrja në zgjedhje nëse ato do të organizoheshin në atë moment. Vetëm 29 përqind e tyre e kanë vendosur pjesëmarrjen, një shifër kjo mjaft e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 kur 4 muaj para votimeve 50 për qind konfirmonin pjesëmarrjen.
Nisur nga ky sondazh, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale. Manjani shprehet se është koha që opozita të bashkohet sa më parë sepse nuk ka më kohë.
Postimi i plotë:
“Sondazhi i NDI duhet lexuar me vemendje të shtuar, veçanërisht nga opozita.
Ai sondazh ka konfirnuar bindjen tonë të kahershme se partia më e madhe në vend është ajo e mosvotuesve. Të zhgënjyer, të pavendosur, të mërzitur apo të pa interesuar,ska fare rëndësi si quhen. Ata janë shumica.
Politikisht kjo shumicë, e cila tenton të mbetet jashtë vendimmarrjes politike, është shumë e rrezikshme. Veçanërisht në zgjedhjet që vijnë, ku nevoja që ka vendi është për të ndaluar instalimin e rregjimit më të ri të dhunshëm në vend.
Ne nuknpo shkojmë në zgjedhjet e radhës, por në marrjen e një vendimi shumë më të madh:
do pranojmë vendosjen e rregjimit të sundimit të njishit, duke dorëzuar liritë e të drejtat civile, apo ndalimin e tij dhe rivendosjen e njëfarë normaliteti politik e demokratik, pa një njish të fortë, ku nuk do hamë me lugë floriri por, do vijijmë normalitetin si njerëz të lirë.
Ky vendim është më i rëndësishmi për ne të gjithë, në këtë stad ku liria, demokracia e shteti kanë rrëshqitur keq në hone të rrezikshme.
Ndaj kanë rëndësi këto zgjedhje. Ndaj ka rëndësi pjesmarrja në to.
Opozitë zgjohu!
Dilni mbi veten, mbi interesat e emrat që ofroni si marketing. Në radhë të parë BASHKOHUNI. Sa më shpejt! Nuk ka më kohë!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post