Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet se tryeza për reformën zgjedhore nuk do të sjellë një produkt pozitiv në mbyllje të saj.
“Fakti që partitë kryesore janë ulur në tryezë për reformën zgjedhore është lajm i mirë, lajm i keq është që sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë një produkt pozitiv, nuk do të prodhojë një rezultat që do të ndryshojë rendin e gjërave në Shqipëri dhe mënyrën se si shqiptarët votojnë. Ruajtja e statuskuosë që duket një qëllim i 2 partive kryesore është ogur i keq për zgjidhjen e krizës”, – thotë Patozi për Report Tv.
Patozi tha se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
“E rëndësishme është që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme, por gjasat janë zero. Nuk shoh asnjë lloj vendosmërie nga PD, që ti dëshirojë zgjedhjet. Ne do të shkojmë në vitin 2021 në zgjedhje normale dhe fatkeqësisht pa ndryshime thelbësorë në atë që quhet reforma zgjedhore”.
Diskutime rreth kësaj post