Miliarderi Robert Frederick Smith njoftoi përpara një grupi studentësh se ai do të paguajë kreditë e tyre studentore.Smith e bëri lajmërimin gjatë fjalimit të tij në Institutin Morehouse College në Atlanta.
Në videot e postuara në media mund të shihet reagimi i studentëve kur miliarderi bën premtimin për të paguar borxhin e studentëve me vlerë totale prej 40 milionë dollarë.
Kjo ishte një deklaratë e rrallë dhe nuk pritej nga një manjat që deri para disa vitesh ishte i panjohur në skenën kombëtare.
56-vjeçari Smith është themeluesi i firmës Vista Equity Partners dhe një nga filantropët më të shquar afrikano-amerikan të vendit.Pasuria neto e tij është 5 miliardë dollarë duke e bërë kështu njeriun me ngjyrë më të pasur në SHBA.
Video:
Diskutime rreth kësaj post