Anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko ka bërë një analizë të hollë të arsyeve që e çuan Partinë Demokratike drejt humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Në një intevistë prër Report Tv, ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por “u luajt” gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrin të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë. Ai tha se e gjitha dega bënte fushatë për të parin e listës, në një kohë që demokratët e kishin të sigurt marrjen e një mandati. Ndryshe bëri PS-ja, tha Bejko që sipas tij i pari dhe i dyti i listës së PS-së punonte për të tretin.
“Gabimi u bë që në fillim në vendosjen e kandidati, ai bëri të gjitha makinacionet për ta marrë me çdo kusht pozicionin për të qenë i pari në Gjirokastër, dhe po të qëndronte në shtëpi, një kandidat i PD do e merrte. Unë nuk e pranova të isha i dyti, se ky çift ka qenë dhe 2017, baza më propozoi mua dhe bëri një sondazh PD që duhet ta shikonte të drejtë dhe kjo nuk u bë, duhej me profil lokal, se aty ka vota është qark i vogël dhe do të duhej të operohej me njohje personale dhe prirja e këtij zotërie në qarkun e Gjirokastrës ishte shokuese dhe nuk e motivoi PD, brenda partisë u luajt keq.
Mua nuk më interesonte vota personale, s’e s’më duhej vota preferenciale, dhe misioni im të ishte të mbështesja të parin, unë preferova që i dyti të ishte Vangjel Tavo, por LSD nuk e pranoi se nuk ra dakord në terma të përgjithshëm dhe kjo skemë nuk u pranua. Unë u preka nga COVID dhe u humb filli i fushatës dhe në 10 prill kam konstatuar që PD ka qenë shumë afër marrëveshjes së mandatit të 2, kam ngritur alarmin, që fokusi të mos ishte për të marrë të parin, por të dytin, PS e përqendroi te i treti, i pari dhe i dyti punonte për të tretin, në Gjirokastrës në PD punohej për të parën. Kjo bëri që dhe njerëzit që më mbështetësit të strukej”, – tha Bejko.
Gjithashtu Bejko ka prezantuar edhe 3 sfidat me të cilat sipas tij do duhet të përballet Lulzim Basha.
“Sfida për të rikthyer besimin brenda demokratëve, mobilizimi i tyre, rimëkëmbja e strukturave dhe qartësia në kryerjen e veprimeve politike duke vendosur objektiva të qartë. PD duhet të synojë të fitojë zgjedhjet lokale dhe nuk duhet të gjejë justifikime, PD duhet t’i vendosë kusht qeverisë dhe ndërkombëtarëve që nuk mund të futet në këto zgjedhje me këtë reformë territoriale dhe më këtë kod zgjedhor dhe për ketë duhen bindur ndërkombëtarët”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post