Analisti Frrok Çupi u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se Sali Berisha nuk mund të futet dot as në shtetin italian për shkak të non gratës të marrë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.
“Nuk besoj se BE do të merrej me një gjë të tillë për arsye se ajo çfarë ndodhi ndodhi. Ky njeriu që po flasim është çmontuar totalisht tashmë. Që nga momenti që SHBA e shpallën të papranueshëm dhe minus të demokracisë, nuk ka më kapacitete politike, ligjvënëse. Praktikisht Berisha mund të provojë të shkojë në Itali. As Itali nuk shkon dot. Sigurisht që perëndimi funksionon në akordancë me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post