“Hetimet janë në vazhdim, dhe shuma prej 200 mijë euro që kanë përfituar mund të rritet”. Kështu deklaroi një burim, nga Policia e Fierit në lidhje me arrestimin e çiftit mashtrues.
Po sipas këtij burimi prej një kohe të gjatë Fisnik Kajolli, 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Migena kanë mashtruar qindra persona të qarkut të Fierit.
Me pretendimin se do t’ju gjenin një vend pune në kompanitë e naftës në Fier, ata nga hetimet paraprake thuhet se kanë fituar 200 mijë euro, shkruan GSH
Të dy të papunë, Fisnik dhe Migena bënin një jetë luksoze ndërsa denoncimet për ta dita ditës sa vinin dhe shtoheshin.
Diskutime rreth kësaj post