Daniel White mund të konsiderohet si burri më i pafat në botë, ku historia e tij nis në vitin 2016-të, të cilin ai ka pranuar ta rrëfejë për mediat britanike pas 6 vitesh.
Daniel White një lojtar i njohur regbije në Britani, e njohu dashurinë e jetës së tij Courtney, kur ata ishin ende adoleshentë.
Por dy vite më pas Daniel vendos të ndahet nga e fejuara e tij, me pretendimin se nuk ishte më i dashuruar, por pa e ditur s çfarë do t’i ndodhte disa muaj më pas.
Pikërisht 6 muaj pas ndarjes me të fejuarën Daniel dëgjon se motra e Courtney kishte fituar 61 milionë paund në lotarinë “EuroMillions” dhe kishte vendosur që këtë shumë ta ndante me gjithë familjen e saj.
“Edhe unë mund të kisha qenë atje. Telefoni im u çmend atë ditë. Më kanë shkruar shokët nëse fillova të qaja kur e mora vesh. Vura duart në kokë. Jam i lumtur për ta, por sigurisht ndjej se edhe unë mund të kem qenë pjesë e asaj fitoreje”, tha Danieli.
Diskutime rreth kësaj post