Mbrëmjen e djeshme, një 22-vjeçar ka humbur jetën, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shëndëlli në Konispol, ku mësohet se Kristi Doda, ka qenë duke ngarkuar mjetin bashkë me babanë e tij me bar.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime të rënda.
I riu është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Diskutime rreth kësaj post