Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas fjalimit që mbajti dje kreu i PD-së, Lulzim Basha në çeljen e fushatës zgjedhore.
Romeo Kara shkruan për Bashën me ironi se ai do çojë veten dëm për një arsye të vetme, pasi është tepër i ‘kualifikuar’.
Postimi i plotë:
“Ky do veje dem vetem për arsyen se, eshte me teper i “kualifikuar” sec duhet për punen qe ben.
Kur tha, “misioni im hyjnor”, mendova se me në fund e kuptoi se, shqiptaret duhet të hyjne në rrugen e Zotit, në rrugen e parimeve të larta hyjnore, në rrugen e devotshmerise, duke luftuar të keqen brenda tyre, e cila eshte pikerisht e keqja me e madhe.
Sidoqofte, tashme jemi mesuar me Lej Fenin shqiptar, i cili në ndryshim nga ai kinez, qe frymezohej nga kryetari Mao, kurdiset nga “Zoti” Sali.
Hyjnorët reale jane të kapur shpirterisht pas litarit të Zotit, qe jane parimet e tij, në dallim lejfenisti i fundit, qe eshte i varur prej zverkut nga litari pengmarres i Saliut.
Vetem Lej Fen Luli mendon se, dera e Europes eshte dera e Parajses dhe se kjo dere do të mund të tundet pafund, si premtim elektoral perpara shqiptareve.
Vazhdo tund deren Lej Fen Luli, por nuk the asgje per problemin e strehimit, të papunesise, minimumit jetik, rishperndarjes se pasurise, rishperndarjes të të ardhurave, vettingut në politike, vettingut në drejtesi, vettingut të vete partive politike, luftes kunder krimit, problemin e pronave, luftes kunder oligarkise, monopoleve, oligopoleve, meritokracise, administrates, problemin e zgjedhjeve për diasporen, referendumet, kthimin e demokracise brenda partive, pastrimin e parave etj.” – ka shkruar ai
Diskutime rreth kësaj post