Një djalosh i vogël ka aftësinë të flasë me të vdekurit, të komunikojë me stërgjyshërit e tij të cilët nuk i ka njohur asnjëherë, dëshmon e ëma.
Antonio, rreth 7 vjec, mundohet të gjejë paqe dhe njëkohësisht të bashkëjetojë me dhuntinë e tij.
Mamaja e tij Sandy tha në një emision se djali i saj ka aftësinë të shohë shpirtra, ashtu si vetë ajo. “Është një dhuratë nga Zoti. Por unë jam e shqetësuar”.
Ajo shtoi më pas: “Ai shikon më tepër gjyshërit e mi, të cilët i sheh rreth e rrotull dhe flet me ta. Ai arrin të përshkruajë cfarë ata po bëjnë, madje edhe personalitetet e tyre.
Është një mori ndjenjash të përzjera sepse nga njëra anë nuk dua që im bir të vihet në lojë nga shokët e tij apo nga të rriturit, sepse ata janë tepër paragjykues me të.”
Por Antonio nga ana e tij nuk duket shumë i shqetësuar nga dhuntia e tij. “Unë dua të bëhem një futbollist profesionist ose lojtar bejzbolli”, tha fëmija.
Zonja Caputo, e ëma e djaloshit, e përshkruan veten e saj si një mama tipike nga Long Island, e cila pretendon se edhe vetë merret me mediumet apo spiritualizmin dhe mund të komunikojë me të vdekurit.
Burri i saj, Larry dhe dy fëmijët, kanë mësuar të jetojnë me dhuntinë e saj, por kjo duket që nuk është e lehtë, sidomos kur mesazhe nga të vdekurit spontanisht ndërpresin darkën, vizitën tek dentisti apo bërjen e pazarit.
Diskutime rreth kësaj post