Ai njihet jo vetëm si njeriu më i pasur në Shqipëri, jo vetëm si presidenti i disa kompanive të fuqishme, por edhe si filantrop që ka ndihmuar mijëra familje e fëmijë në nevojë.
I ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”, biznesmeni Samir Mane tregoi se këtë vit 500 milionë lekë do shkojnë për bamirësi dhe se çdo vit kjo shumë rritet.
“Vitin e kaluar kemi shpenzuar deri në 250 milionë lekë për bamirësi, fondi i këtij viti është 500 milion lekë për bamirësi. Natyrisht që nuk janë të mjaftueshme, por ne e rrisim shumën çdo vit dhe kjo është rritja më e madhe nga 2017 në 2018 me 500 milionë lekë për të ndihmuar familjet e varfra, njerëzit në nevojë. Kemi një strukturë që merret me këtë punë”, u shpreh Mane.
Biznesmeni gjithashtu i bëri thirrje kolegëve që të ndihmojnë sa më shumë njerëzit në nevojë.
“Kjo është e vetmja thirrje që kam ndaj kolegëve të mi: Sa më shumë të ndihmojmë njerëzit në nevojë”, tha Samir Mane.
Diskutime rreth kësaj post