KVV bashkon krerët e politikës për reformën zgjedhore
Rama: Meritë e Metës që hapi debatin, të modernizojmë procesin
Korrupsioni zgjedhor, nevoja për një reformë elektorale të thelluar dhe gjithëpërfshirëse”, është tema e Konferencës Kombëtare të zgjeruar e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë(KVV), që po mbahet paraditen e sotme në Hotel Tirana International.
Në hapje të konferences, përfaqësuesja e KVV-së Gerta Meta e konsideroi fenomenin e ‘korrupsionit zgjedhor’ si një prej sfidave më të rëndësishme, që tenton të manipulojë vullnetin e votuesit.
Ndaj vlerësohet me shumë rëndësi, tha ajo, që reforma e ardhshme zgjedhore të adresojë këtë fenomen, tek i cili i kanë rrënjët një sërë problematikash të vërejtura në proceset elektorale.
Konferenca ka bërë bashkë autoritetet më të larta të vendit kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, ambasadorin e SHBA-së, Donald Lu, zv/ambasadorin e Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, etj.
Diskutime rreth kësaj post