Mësohet se kuzhinieri i njohur, Nusret Gokçe, aktualisht po shijon qëndrimin në vendin tonë. Siç bëhet e ditur nga burime të sigurta për revistën ‘Bordo’, ai po qëndron në qytetin e Korçës.
“Ndonëse nuk bëhen me dije arsyet apo personat që qëndrojnë pas ardhjes se Nusret në vendin tonë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se kuzhinieri i famshëm mbrëmjen e kaluar është akomoduar në një prej hoteleve të njohur në qytetin e Korçës, i cili ka qenë i mbyllur për klientët e thjeshtë”, thuhet në revistën ‘Bordo’.
Ndërkohë, në rrjetin social instagram të kuzhinerit ‘salt bae’ , nuk ka asnjë shenjë që tregon se ai ndodhet në Shqipëri.
Nusret Gökçe, me nofkën Salt Bae, është i njohur për mënyrën e hedhjes së kripës. Ai është një kasap, kuzhinier dhe restaurator turk, i cili zotëron Nusr-Et, si dhe një zinxhir shtëpish luksoze.
Ai dhe restoranti i tij u bënë mjaft të njohur në Shqipëri pasi aty darkuan disa nga ministrat e vendit tonë. Kjo gjë u bë e ditur kur stafi i kuzhinierit të njohur në një prej restoranteve më luksoze në Dubai publikoi videon ku në një prej tryezave qëndronin bashkë, ministrat shqiptar.
Restoranti Nusret në Dubai është i njohur për shkak të mënyrës së shërbimit dhe prezencës së një prej kuzhinierëve të njohur në rrjetet sociale. Menuja e restorantit ka çmime që nisin nga 400 dollarë për një porcion prej 500 gram mishi, ishte pikërisht kjo arsyeja pse shkaktoi kaq shumë bujë në mediat shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post