Pas hedhjes së idesë për shkarkimin e presidentit Meta, është mbledhur konferenca e kryetarëve të cilët kanë vendosur se në seancën plenare të së enjtes do të diskutohet për 5 orë lidhur me këtë.
Ky vendim është marrë në Konferencën e Kryetarëve me dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës së re parlamentare.
Dekreti i Presidentit do të jetë pika e parë e rendit të ditës dhe koha do të ndahet në mënyrë proporcionale.
Në kërkesën e firmosur nga kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla theksohet se akti i Presidentit është i pavlefshëm, i paprecedentë dhe në kundërshtim me Kushtetutën, pasi sipas tij synon te pengoje shqiptaret që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.
Diskutime rreth kësaj post