Studentët e mjekësisë kanë kërkuar sot që të jenë sërish pjesë e Komisionit ku po diskutohet për projektligjin që pritet t’i detyrojë ata që të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Ata shprehen se nuk janë lejuar që të futen në komision. Sakaq kanë njoftuar se ditën e enjte do të zhvillojnë një protestë, për të kundërshtuar këtë projektligj.
Sot nuk janë lejuar që të jenë pjesë e komisionit, duke mos marrë një arsyetim për këtë pengesë.
“Në Komisionin e kaluar, bëmë kërkesë që të ishim pjesë e komisioneve në vazhdim, si palë e interesit. Kjo kërkesë as nuk u pranua dhe as nuk u refuzua, por sot nuk na kanë pranuar të futemi brena. Ne kemi kërkuar transparencë dhe ata në këtë pikë veç të tjerash, kanë çaluar. Hapat tona në vazhdim, të enjten kemi paralajmëruar protestë në orën 09;00 para parlamentit. Është mbi kurrizin e prindërve tanë, dhe thirrja për t’iu bashkuar kësaj protestë janë të gjithë, sepse të gjithë preken”, u shpreh një studente.
Sakaq, në herët ministrja Evis Kushi u shpreh se i kupton studentët, por sipas saj bëhet fjalë për sistemin e shëndetësisë dhe nevojë për t’u shërbyer qytetarëve.
Diskutime rreth kësaj post