Gjatë mbledhjes së sotme të Konferencës së Kryetarëve u diskutua edhe për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se do ti kërkojmë shërbimit juridik një memo për afatet e fillimit të procedurave, të cilat fillojnë jo me herët se 13 prilli dhe jo më vonë se 9 korriku. Kështu pas pak ditësh do të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, por kriza politike mund ta çojë në limite.
Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.
Diskutime rreth kësaj post