Mes kaosit në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga foltorja duke thënë nëse mazhoranca nuk plotëson kërkesat e opozitës për komisionet hetimore dhe anëtarin e komisionit të reformës zgjedhore, opozita nuk do të tërhiqet.
Ish-kryeministri u shppreh se ajo që po ndodh sot në Kuvend është grevë.
“Tani mund të ikni sepse ne do të vazhdojmë. Kjo që shikoni është grevë”, tha Berisha ndër të tjera.
“Kanë siguruar mandatet me banda, të cilët të tmerruar nga komisionet hetimore për të zbuluar të gjitha vjedhjet, të gjitha lidhjet e tyre me krimin. Kjo nuk është çështje midis deputetëve, por është një çështje midis deputetëve të Partisë Demokratike dhe Edi Ramës. Ne jemi këtu; o e kthejmë Kushtetutën ose nuk tërhiqemi. Rikthimi i të drejtës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore, rikthimi i të drejtës së opozitës për anëtarët e saj në komisionin e reformës zgjedhore. Ka muaj që kjo bandë pas meje mban në sirtar ligjin për minimumin jetik.
Atë nuk e lejojnë këta hajdutë që janë këtu mbrapa që janë bërë milionerë duke u vjedhur ju. Ndaj nuk lejojnë komisionet hetimore, nuk lejojnë ligjin për minimumin jetik. De fakto kanë shumëzuar me zero deputetët e opozitës. Garantoj edhe socialistët që këto ligje janë në të mirë të shqiptarëve. Çfarë të drejte kanë këta të përzgjedhin anëtarët e komisionit të reformës zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur as në vitet e fundit të diktaturës. O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post