Kuvendi ka votuar pro rritjes së pagave për administratën qëndrore dhe vendore, e konsideruar si reforma më e madhe për rritjen e pagave deri më sot.
Me 95 vota pro dhe 3 kundër, deputetët kanë votuar projektligjin që parashikon rritjen e pagave për 130 mijë punonjës të administratës, përfshi edhe deputetët, ministrat, kryeministri dhe presidenti.
Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto. Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë.
Sa i përket administratës, rritja e pagave pritet të zbatohet gjatë këtij viti si dhe vitin tjetër, dhe në total do të ketë një kosto totale prej 39 miliardë lekësh.
Projekligji parashikon rritjen e pagës minimale në 400 euro dhe rrogës mesatare në 900 euro gjatë dy viteve të ardhshme.
Kryeministri Edi Rama, siç edhe paralajmëroi më herët gjatë fjalës së tij në Kuvend, nuk ka marrë pjesë në votim, pasi u shpreh se ishte kundër pikës që parashikon rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.
Deputetët Bujar Leskaj dhe Qani Xhani kanë votuar kundër.
Diskutime rreth kësaj post