Kuvendi, ditën e djeshme, duke miratuar tre ligje në rëndësishme, ka mbyllur sesionin pranveror. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i ka dedikuar një status në Facebook sesionit, duke u shprehur se ishte i ngarkuar dhe i frytshëm.
Në postimin e saj, Spiropali nuk la pa shënjestruar opozitën dhe e mbylli duke thënë se do çmallen në shtator.
Postimi i Spiropalit:
“Të dashur dashamirë kudo ku jeni, kudo ku punoni, kudo ku pushoni; Sesioni parlamentar që sapo përfunduam ishte sa i ngarkuar aq dhe i frytshëm. Gjatë këtij sesioni u zhvilluan 22 seanca plenare të zakonshme dhe 4 seanca plenare të posaçme.
U depozituan nga Këshilli i Ministrave 60 projektligje, akte normative dhe marrëveshje dhe u miratuan 58 prej tyre.U depozituan 17 nisma deputetësh dhe u miratuan 13. Kuvendi miratoi 26 rezoluta të Institucioneve të Pavarura.
Mirënjohje të gjithë deputetëve.🙏 Në debatin parlamentar u munduam të jemi të kthjellët përballë çartallosjes, me argument përballë ulërimës, të vërtetë përballë hipokrizisë dhe përbaltjes.
Uroj të mos kemi tejkaluar të drejtën tonë, po të kemi qenë në masën dhe në lartësinë e detyrës duke ruajtur nivelin etik së pari, por edhe profesional e njerëzor. Si e thotë kënga, do “Kthehemi në shtator” e do çmallemi. Deri atëhere ju përqafoj të gjithëve me shumë respekt dhe përunjësi.“- shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post