Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për të miratuar dekretet e presidentit për ministrat e rinj të qeverisë Rama.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se në këtë seancë nuk do të marrë pjesë kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili ndodhet jashtë vendit në një mbledhje në Këshillin e Europës, ku do të qëndrojë për 2 ditë.
Ndërkohë mësohet që menjëherë pas kthimit nga Franca, Basha pritet që të mërkurën të mbledhë kolegjin e Kryetarëve dhe kryesinë e re.
Po ashtu në seancën e sotme do të mungojë edhe Sekretari i Përgjithshëm, Enkelejd Alibeaj, i cili ka udhëtuar në Itali për shkak të një humbje të afërt familjare.
Diskutime rreth kësaj post