Mes debatesh e kundërshtish, pas një seance prej më shumë se katër orësh, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka votuar statutin e ri të kësaj force politike.
Hartimi dhe votimi i këtij statuti ka ardhur në një kohë jo të mirë për PD-në, e cila që prej kalimit në opozitë nuk po gjen qetësi as në gjirin e saj.
Kjo u reflektua edhe sot nga eksponentë të rëndësishëm të kësaj partie ndër vite, si Eduard Selami, i cili tha se “ky është statuti më i keq i PD-së”.
Një detaj për t’u veçuar është edhe largimi i ish-liderit historik Sali Berisha, i cili nuk e votoi statutin e ri.
Gjithsesi ai shprehu nevojën për bashkimin e kontributit të të gjithëve për ta çuar PD-në në pushtet.
Diskutime rreth kësaj post