Për nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, përplasja mes demokratëve ka kaluar çdo limit, madje të panjohur edhe me kundërshtarin politik ndaj edhe kërkesën për të përmirësuar retorikën e ka të drejtpërdrejtë për Sali Berishën.
Demokratët pavarësisht nëse kanë firmosur apo jo për Kuvend Kombëtar, i fton të jenë bashkë në 18 Dhjetor.
Kolegëve që i janë bashkuar “foltores”së ish-kryeministrit Berisha, i kujton qëndrimet që kanë mbajtur muajt e fundit ndaj Lulzim Bashës.
Për nënkryetaren e PD, demokratët kanë vetëm 1 kuvend dhe ai do të mbahet në 18 Dhjetor, ndaj edhe ftesën për të qenë me demokratët e ka edhe me Sali Berishën.
Diskutime rreth kësaj post