Pasi Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK, që ish-kryeministri Sali Berisha të përballet me drejtësinë pa imunitetin e deputetit, vjen reagimi nga Partia Demokratike zyrtare, me kryetar Lulzim Bashën. Në një mesazh për mediat, Basha thekson se PD mbetet e vendosur në mbështetje të SPAK dhe heqjen e imunitetit për çdo person që kërkohet nga drejtësia.
REAGIMI
Deputetët e PD mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj.
Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha. Deputetët e PD nuk do të bëhen kurrë pjesë e skenarëve të përgatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti përdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.
Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.
Diskutime rreth kësaj post