Për deputetin Luan Baçi, Kuvendi i 18 Dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha, nuk është asgjë tjetër veçse një antikuvend dhe një show i radhës.
Në një lidhje me Skype për MCN Tv, Baçi u shpreh se afro 5000 delegatë nga 7600 që janë, kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit më 11 Dhjetor.
“Është një kuvend-antikuvend do e quaja, pasi nuk ishte e domosdoshme për një datë kuvendi dhe në respekt të delegatëve nuk duhet të kishte një datë tjetër. Duke qenë se 7600 janë të gjithë delegatët, 5000 kanë firmosur për 11 dhjetorin, pjesa e mbetur nuk mund të mblidhet. Unë e shikoj me skepticizëm të parealizueshëm kuvendin e 18 dhjetor, nëse realizohet do jetë një show i radhës. Nuk besoj se duhet të ketë një kuvend të tillë”, tha Baçi.
I pyetur se çfarë do të ndodhë pas 18 Dhjetorit, nëse Basha miraton vendime që janë në kundërshtim me fraksionin e Berishës, deputeti u shpreh se nuk mund të bëhen parashikime.
“Nuk mund të parashikojmë se çfarë hapash do të merren dhe si do vijohet. Më vjen keq se nuk mund të gjykohet. Mendoj se nuk ja vlen të bëjmë analiza. Mos të paragjykojmë çdolloj paragjykimi”, shtoi deputeti.
Diskutime rreth kësaj post