Kuvendi nuk ka humbur kohë për sa u përket mandateve të dorëzuara nga opozit pasi sot janë dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Në këtë mënyrë KQZ do të bëjë të mundur zëvendësimin e deputetëve të opozitës.
Kujtojmë se afati për të dorëzuar kërkesat e 56 deputetëve të opozitës në KQZ-së është 30 ditë, por Kuvendi nuk ka marrë më shumë kohë duke i nisur direkt.
Por çfarë ndodh në këtë rast?
Tashmë KQZ ka 30 ditë kohë për të ndërprerë mandatet e 56 deputetëve të opozitës dhe më pas ti kalojë ata tek emrat e listës së partive përkatëse. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post