Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi e ka quajtur antikushtetues vendimin e Kuvendit për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës.
Në një postim në X, shkruan se vendimi u mor vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe pa prova, teksa e konsideroi një akt të mirëfilltë politik.
“Vendimi antikushtetues i Kuvendit ndaj Sali Berishës, miratuar vetëm me votat e Edi Ramës pa arsyetim dhe prova, është akt i mirëfilltë politik. Shpërfillja e Kushtetutës dhe ligjit në rastin konkret, është standarti më i keq i vendosur në një shoqëri demokratike.
Cilido duhet të jetë i barabartë përpara ligjit, por barazia duhet të ekzistojë edhe në të drejta. Një standart për bashkëpunëtorët e Edi Ramës dhe një tjetër standart tërësisht i ndryshëm për kundërshtarët e Edi Ramës, nuk është as barazi dhe as drejtësi”, shkruan Bardhi.
Diskutime rreth kësaj post