Seanca plenare e kësaj të enjteje ka vijuar me një debat mes kreut të grupit të PD, Edi Paloka dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri mbi një arrestim “VIP” për trafik lëndësh narkotike.
“Islam Ymeraj është arrestuar me 75 kg drogë. Islam Ymeraj është djali i xhaxhait të Dionis Ymeraj, kreu i Tatimeve në Dibër”, ka thënë Paloka, i cili ka kërkuar sqarime nga ministri Tahiri.
Ky i fundit është përgjigjur duke thënë fillimisht se, nuk ka dijeni për këtë arrestim, por nëse rezulton i vërtetë ajo është puna e policisë.
“Policia po vërteton edhe njëherë se nuk ka njerëz të paprekshëm. U informova se arrestimi që thoni ka ndodhur dy ditë më parë”, ka thënë Tahiri.
Duke iu drejtuar deputetëve të opozitës, ai ka thënë se, “sukseset tona nuk mund t’i ktheni në akuzë”.
Sa i takon dorëzimit të armëve, Tahiri u ka kujtuar deputetëve të PD përgjegjësinë që ata kanë sipas tij për ngjarjet e vitit 1997.
“Gjeni vullnetin të ç’bëni atë që i keni shkaktuar këtij vendi që nga viti 1997. Ju ftoj ta zgjidhim bashkë këtë problem madhor”, ka thënë Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post