Kuvend/ Opozita bllokon foltoren, mazhoranca uron Metën e Bushatin për ditëlindjen
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tension. Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke kërkuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist Rakip Suli.
Tensioni i krijuar në sallë bëri që seanca të ndërpritej për disa minuta.
Ndërkohë krejt ndryshe është situata nga ana e mazhorancës, e cila duket se e ka “shfrytëzuar” seancën e sotme edhe për të uruar kreun e Kuvendit Ilir Meta me rastin e ditëlindjes.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela e ka uruar live Metën. Ai i ka kërkuar edhe deputetëve të PD-së ta urojnë përmes një duartrokitjeve, pasi siç tha ai Meta është pjesëtar i të dy koalicioneve.
“Dua ti uroj ditëlindjen zotit Ilir Meta si pjesëtar i të dy koalicioneve. Dua ta duartrokasim të gjithë, edhe ju të opozitës. Edhe ju e keni për detyrë se keni bashkëqeverisur”, tha Çela.
Ndërkohë deputetja e PS-së Arta Dada uroi ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati i cili feston gjithashtu ditëlindjen sot.
Diskutime rreth kësaj post