Leo Messi po shijon pushimet e tij luksoze. Ylli i Barcelonës i dha fund ditëve të qeta në ishujt e Karaibeve dhe tashmë ka zgjedhur plazhin e Ibizas për të mbyllur turin e pushimeve.
Mediat katalane raportojnë se Messi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka marrë me qira një jaht super luksoz që kushton 7070 euro për 24 orë.
Në brendësi të jahtit janë 4 dhoma gjumi me sallë pritje për 10 të ftuar, nuk mungon kinemaja, lojërat e ujit dhe 2 anije të vogla.
Diskutime rreth kësaj post