Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si një fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila sot anuloi Ligjin Special dhe vendimin për nisjen e ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se ky vendim i dha mësimin e merituar kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj dhe biznesmenit Fusha, të cilët ish-kryeministri i quan balozë të dr.ogës.
Deklarata e Berishës:
“Aleanca qytetare ngadhënjeu mbi drogën, krimin e bandës Rama-Veliaj-Fusha! Miq, Gjykata Kushtetuese sot beri drejtësinë. Ndaj le t’ju përcjellim një përshëndetje të përzemërt heronjve te Aleancës Qytetare qe me qëndresën e tyre epike u dhanë mësimin e merituar balozëve të dro.gës dhe kri.mit kombëtar dhe europian Rama -Veliaj-Fusha. Kjo bande kri.minale duhet te pësojë sa me pare nga qytetaret fatin qe ata i rezervuan Teatrit Kombëtar. Ajo duhet te shkatërrohet dhe arkivohet sa me pare ne analet e barbareve te civilizimit. Teatri duhet te rindërtohet nga e para ashtu siç ishte, për te rivendosur ne piedestalin e merituar vlerën e tij kombëtare te pavdekshme por dhe si monument i shpirtit te pamposhtur te mbrojtësve te tij heroik! Sb”– shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post