Ministrja e Arsimit Evis Kushi deklaroi se në vitin e dytë të mandatit të qeverisjes së socialistëve, pra në vitin 2022, pagat e mësuesve do të rriten me 6%. Ajo u shpreh se nga kjo rritje do të përfitojnë edhe punonjësit psiko-social nëpër shkolla.
“Sëpari dua të ndaj me ju lajmin e mirë për mësuesit dhe mësueset në të gjithë Shqipëri. Vitin e ardhshëm pagat do të rriten me 6%. Ky është hapi i parë i premtimit tonë që brenda këtij mandati pagat e mësuesve të rriten në 40%. Pagat nuk po rriten vetëm për mësuesin por edhe për punonjësit psiko-social në shkollat tona.
Kontributi i tyre ka qenë i jashtëzakonshëm. Ndërkohë lajme të mira vijnë edhe për arsimin e lartë. Një nga objektivat tonë është ndërkombëtarizimi i universiteteve në mënyrë që të diplomuarit tanë të kenë aftësi të konkurueshme me të rinjtë dhe të rejat në BE. Projektet e bashkëpunimit me universitetet më prestigjoze”, deklaroi Kushi.
Diskutime rreth kësaj post