Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur në ambientet e Ministrisë atleten Luiza Gega, pas përfaqësimit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ndërsa e konsidero një nga diamantet e sportit tonë elitar, Kushi thotë se Gega është një ndër emrat që vijon të shkëlqejë dhe ka arritur rezultate të larta, duke ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare.
Sipas Kushit, shembulli i saj ka bërë që qindra vajza të motivohen dhe të ndjekin rrugën e suksesit të Luizës Në takimin e tyre janë diskutuar sfidat e sportit në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së sportistëve elitarë.
Reagimi i Kushit:
“Pas përfaqësimit dinjitoz në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” prita me shumë kënaqësi në MASR, atleten Luiza Gega, një nga diamantet e sportit tonë elitar. Luiza është një ndër emrat që ka spikatur dhe vijon të shkëlqejë. Ajo ka arritur rezultate të larta dhe ka ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare, duke bërë që qindra vajza të motivohen dhe të ndjekin rrugën e saj të suksesit. Gjatë takimit diskutuam për sfidat e sportit shqiptar dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së sportistëve elitarë. Ndërkohë, dëshiroj ta falënderoj Luizën veçanërisht për mesazhet sensibilizuese që ka dhënë, si për “një sport të pastër”, ashtu dhe për “luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve”. Suksese të mëtejshme Luiza!“, shkruan Ministrja.
Diskutime rreth kësaj post