Policia ka parandaluar një ngjaje të rëndë të një konflikti me armë mes disa personave në Dibër.
Mësohet se rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Ura e Muhurrit”, njësia administrative Muhurr – Dibër, një punonjës policie me detyrë Specialist i Policisë së zonës ka dëgjuar të shtëna armësh.
Menjëherë ka kërkuar përforcime nga Komisariati i Policisë Dibër dhe ka lëvizur me shpejtësi në drejtim nga vinin të shtënat me armë zjarri, ku ka konstatuar se sapo kishte ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Punonjësi i policisë mwsohet se ju ka bërë thirrje palëve të hedhin armët dhe ka pritur përforcime ku në kohë rekord kanë mbërritur forca të shumta policie të Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Dibër.
Në vendngjarje është konstatuar se është plagosur me armë zjarri E.S 18 vjeç, banues në Muhurr i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuat në spitalin e traumës në Tiranë, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme babë e bir, P.S 62 vjeç dhe R.S, 30 vjeç, banues në Muhurr, që dyshohet se kanë plagosur me armë 18-vjeçarin.
Autorët e dyshuar kanë tentuar t’ju largohen shërbimeve të policisë por janë kapur nga policia, e cila po ashtu ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë edhe vëllain e të plagosurit, T.S 31 vjeç.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar dy armë zjarri, konkretisht:
Një armë kallashnikov që dyshohet se i plagosur ka qëlluar në drejtim të dy personave, babë e bir.
Si dhe një armë zjarri Pistoletë që dyshohet se P.S e R.S kanë qëlluar duke plagosur E.S.
Gjithashtu në vendngjarje janë sekuestruar 6 gëzhoja të qitura nga të dyja armët.
Mësohet se i plagosuri me dy autorët janë kushërinj të dytë.
Motivi i konfliktit dyshohet se është për një lavatriçe zhavorri në Lumin Drin, ku ata e kanë pasur të përbashkët duke e shfrytëzuar një vit njëra palë e një vit pala tjetër.
Diskutime rreth kësaj post