Pas publikimit të lajmit se familjarë të ish-deputeti të PD-së Azem Hajdari kanë kërkuar azil politik në Francë se u rrezikohet jeta, ka ardhur reagimi i djalit të tij, Kir Hajdari.
Në reagimin e tij Kir Hajdari shkruan se të gjitha këto lajme janë të pavërteta.
Ndërsa i bën thirrje mediave që të mos keqpërdorin emrin e familjes Hajdari.
Ja çfarë shkruan Kir Hajdari:
Miq te dashur,
Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë.
I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret.
Diskutime rreth kësaj post