Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është shprehur në “45 Minuta” se diskutimet e përbashkëta mes opozitës parlamentare dhe asaj jashtë Kuvendit për reformën zgjedhore, lënë të hapur mundësinë edhe për ndryshimin ose jo të sistemit përmes listave të hapura.
“Për mua ka rëndësi produkti, nuk ka rëndësi me kë ulem. Nuk e përcaktoj unë se kush është kundërshtari, as kush është në parlament. Kam qenë të ulemi me këdo për ta zgjidhur çështjen. kam qenë deri aty sa të ulemi edhe me Ramën, sepse nuk e përcaktoj unë se kush është kryetari i Partisë Socialiste. Edhe sistemet duhet diskutuar për të arritur në atë që i jep përfaqësim qytetarëve. Edhe deklarata e opozitës në takimin e Këshillit Politik shprehet që është e hapur për të diskutuar cdo lloj cështje për të garantuar parlament kushtetues, si nga zgjedhjet e ndershme edhe tek përfaqësimi i qytetarëve në Kuvend”, – tha Mediu.
Por kush do të marrë vendimin final për draftin?! A është “maja e piramidës” kryeministri Edi Rama dhe lideri demokrat Lulzim Basha? Mediu përgjigjet kështu: “Ta injorojmë faktin që Rama dhe Basha kanë vendimmarrjen besoj është gabim”.
Megjithatë ai beson se fakti që debati për reformën zgjedhore është i gjerë edhe mes aleatëve të cilët kanë përfaqësim në Këshillin Politik të ngritur për reformën zgjedhore, nuk do të çojë në vendime të pakonsultuara të kryetarit të opozitës së bashkuar joparlamentare, Lulzim Basha. “Firmën finale e vendos 4-tërshja, por debati nuk do të bëhet vetëm në katërshe, por edhe në këshillin politik. në interesin e opozitës, mendoj duhet të jetë vendim i përbashkët”, – u shpreh kreu i Partisë Republikanë përballë gazetarit Denis Minga.
Diskutime rreth kësaj post