Deputeti i PS, Xhemal Qefalia ka reaguar për arrestimin e Moisi Habilajt në Itali si pjesë e një bande të trafikimit të drogës dhe armëve nga Shqipëria në Itali.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News24’ deputeti i PS tha se akuzat e opozitës për ketë rast dhe pretendimeve të saj se Habilaj ka lidhje me Tahirin rëndësisë së madhe qe i kushtohet janë një turp.
“Ka një nxitim të pareshtur sikur sot nuk është arrestuar një person i zakonshëm, por një person politik. Duket sikur është arrestuar Tahiri dhe kjo është një turp. Opozita rri gati dhe pret të ndodhë një ngjarje. Rasti i fundit i arrestimeve në Itali është një veprim i cili është koordinuar me autoritetet shqiptare. Ajo që më bën përshtypje është edhe reagimi i Saimir Tahirit i cili tha se mund të arrestohet kushdo që bën krim”- tha Qefalia.
Ndërkohë deputeti i PD, Myslym Myrrizi tha se mazhoranca ka blerë votat me paratë e drogës dhe krimit.
“Kam 5 denoncime për 1 javë. Kam denoncuar shefin e rendit në Divjakë. Ju keni blerë votat me lekët e drogës. Çfarë do thotë sot ish ministri Saimir Tahiri për Habilajt?”- tha Murrizi.
Diskutime rreth kësaj post