Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektbuxhetin e 2022 duke përmendur të gjitha investimet dhe sektorët. Ai ka renditur një sërë projektesh teksa është ngacmuar nga vendi nga deputetët e PD.
Nuk ka munguar përgjigjja e kryeministrit që tha se së pari është ëndrra, më pas projekti dhe më pas realizimi. Por sipas tij, kush sheh ëndrra vetëm në gjumë nuk e kupton që realiteti dhe gjumi s’kanë lidhje me njeri-tjetrin.
Deklarata e Ramës:
“Me buxhetin e 2022, duke i përmbledhur të gjitha fondet shkojnë 12.7 mld për mbështetje, 127 mln dollarë. Buxheti 7.1 mld është pjesë e programit të zhvillimit rural, ku është dhe mbështetja e drejtpërdrejt për fermerët. Janë 3.2 mld për rreth 40-50 fermerë që janë të përfshirë në regjistra. Ne nuk mund të vazhdojmë të financojmë informalitetin, nuk mund të hedhim para në sektor, nëse një pjesë e atyre në sektor nuk formalizohen, nuk regjistrohen. Duke mos u formalizuar pavarësisht se nuk kanë asnjë pasojë administrative, humbasin çdo akses në skemat e mbështetjes dhe ato që financohen nga BE. Janë 2.2 mld në programin e BE për rreth 200 investime në agropërpunim apo asete fizike që nuk janë të aksesueshme nga ata që nuk janë të regjistruar. Ashtu sikundër është dhe e konfirmuar shuma për naftën pa taksa për fermerët, por numri i fermerëve që mund të përfitojnë, lidhet me numrin e fermerëve të regjistruar.
Janë 4 mln për start-upet në bujqësi. 2.3 mld lekë për sigurinë ushqimore sepse kemi shumë boshllëk për të mbushur ende. Vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës ujitëse. Sot në Shqipëri punohet dyfishi i tokës që punohej në 2013. Ndërkohë që në 2013 në trashëguam një sistem ku pikat e grumbullimit numëroheshin me gishtat e duarve, sot janë 250 pika grumbullimi në të gjithë vendin me të gjitha kapacitetet. Të gjitha këto së bashku lidhen drejtpërdrejt me atë që është dhe një shtyllë e paluajtshme e zhvillimit tonë ekonomik, turizmi. Me turizmin do të vazhdojmë të kemi rritje, por kemi njëkohësisht sfidën që rritja të mos jetë thjesht në numër, por të jetë shumë më e lartë në të ardhura, pavarësisht numrit. Kemi një turizëm që sot e ka bazën tek turisti me të ardhura mesatare dhe të ulëta, ndërkohë që turisti me të ardhura të larta që është dhe konsumatori më i madh dhe krijues i zinxhirit të vlerës për ekonominë e vendit është ende shumë pak prezent. Për këtë do të na vlejnë projektet, aeroporti i Vlorës, porti turistik i Vlorës.
Ashtu sikundër në Sarandë, puna për portin e ri ka filluar, ndërkohë që gara ndërkombëtare për aeroportin turistik të Sarandës është hapur. Të gjitha këto janë të lidhura dhe me investimet në infrastrukturë. Të gjitha investimet në infrastrukturë që janë në vazhdim synojnë jetëzimin e të gjitha pikave ku potenciali turistik është i lartë. Përtej edhe një aksi të rëndësishëm dhe të madh nga Muriqani, në Milot, në Kashar, në Rrogozhinë dhe në Fier që do të nisë së shpejti, do të së shpejti, por që do të jetë aty siç kanë qenë aty shumë prej atyre që kanë filluar me do të, se fillon njëherë ëndrra, pastaj është projekti, pastaj vjen realizimi. Kush nuk ëndërron nuk e kupton si ndodh ky proces.
Kush sheh ëndrra vetëm në gjumë nuk e kupton që realiteti dhe gjumi nuk kanë lidhje me njeri-tjetrin dhe do të akoma dhe një sërë projektesh të tjera në fushën e energjisë ku përfitoj nga rasti të them se në buxhetin e 2022 do të jemi mburojë për familjet dhe biznesin e vogël në raport me çmimin. Mbase shumëkush bën sikur nuk i sheh ato që po ndodhin me çmimin e energjisë përreth. Ne do të vazhdojmë të mbajmë çmimin aktual duke financuar për të kompensuar të gjithë atë kosto që është një kosto që i faturohet arkës së shtetit dhe duke shpresuar që siç janë parashikimet në 6-mujorin e dytë të vitit të ardhshëm vala e krizës do të zbutet.
Më tutje dua të flas edhe për disa garanci sovrane që do të jenë përsëri në dispozicion për sektorë të ndryshëm, që nga ajo për manifakturën dhe sipërmarrjen, tek garancia sovrane për sektorin e turizmit, ndërkohë sot jemi në përgatitje, por me shumë gjasë para fundit të 6-muijorit të vitit të ardhshëm do të vijmë me një garanci sovrane për fondin e strehimit.
Lajmi i mirë sot që flasim është se në janar të vitit 2021 me librat e shtetit flas, janë rikuperuar të gjitha vendet e punës të humbura nga pandemia dhe se rritja ekonomike e cila pa diskutim palë dhe këtyre injektimeve do të vazhdojë duke bërë që të jemi absolutisht optimistë që norma e papunësisë nga 11.4% që është sot, të ulet në 10.3%. Ndërkohë të bëjmë çmos që të rrisim hapësirën për vende pune të paguara më mirë. Kjo është arsyeja pse duhet të vëmë më shumë forca për teknologjinë, rrjet start-upesh, rrjet i qendrave për teknologjinë për të rinjtë”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post