Shqiptarëve ju ka kushtuar shtrenjtë te ruajnë gjuhën e tyre. Kur u hap shkolla e parë shqipe në 1887 ne Shqipëri kishte rreth 2,800 shkolla të huaja nga të cilat gjysmat ishin greke, 1200 turke dhe pjesa tjetër vllehe, bullgare.
Falë filozofëve dhe gjuhëtarëve gjermanë filluar nga shekulli i 18-të, shqipja u vlerësua jo vetëm si një nga gjuhët më të vjetra të trungut indo-europiane dhe më tej do të vërtetonin se ajo është pasardhëse e gjuhës ilirë. Por vitet e fundit po vihet re se lufta ndaj gjuhës shqipe nuk po bëhet më me thika dhe helm po me anë të shkencës.
Falë edhe gjuhëtarëve shqiptarë po trumbetohet me të madhe se gjuha shqipe i ka pothuaj të gjithë fjalët të huazuara nga gjuhë të tjera.
Po kështu, falë heshtjes së akademisë shqiptare gjuhëtarë të ndryshëm janë duke goditur të gjitha vlerësimet e gjuhëtarëve gjermanë. Ndërkohë teoritë e reja që e vendosin gjuhën shqipe në vendin që meriton injorohen. Abc Story sjell një panoramë të plotë të problemeve të shqipes pse ajo është një gjuhë që po tradhtohet nga shkencëtarët shqiptarë.
Video:
Diskutime rreth kësaj post