Në drejtimin e një makine të shtrenjë dhe me syze firmato. Kështu u shfaq Xhisiela Maloku sot teksa dilte nga shtëpia e gjyshërve të saj në fshatin Larushkë të Fushë-Krujës. Gazetarët e kamerat i kishin “zënë derën” pasi gjatë mbrëmjes së të dielës kishte shpërthyer tritoli në oborrin e shtëpisë së Ramazan Muçës, gjyshi nga nëna, ku jeton aktualisht Xhisiela Maloku.
Edhe pse ishte në makinë edhe mund të ishte shmangur, Xhisiela ka ndaluar për të dhënë prononcim për mediat. Ajo ngiste një Peugeot 208, prodhimin i vitit 2013, që kushton nga 7 deri në 10 mijë euro. Në regjistrimin e targave, rezulton se mjeti është në pronësi të koncesionarit “Peugeot Albania”.
Xhisiela dhe politika
Ashtu siç kemi raportuar edhe më herët, Xhisiela tha se nuk ndihej e kërcënuar nga fisi Rraja por nga opozita. Sipas saj, opozita kërkon që ajo të largohet nga vendi, të kërkojë azil jashtë vendit, por se ajo nuk do ta bëjë. Po kështu e reja tha se nuk e ka takuar ish-të dashurin që ndodhet në burg, por shoqërohet me kushërinjtë e tij, duke përmendur emrin e Ramazan Rrajës, të cilin e kishte telefonuar përpara policisë kur shpërtheu tritoli në shtëpinë e gjyshit.
Ajo çka bie në sy në këtë dalje për mediat, është se Xhisiela shfaqet me makinë dhe syze të shtrenja. Ajo vetë pati deklaruar në “Opinion” se është e papunë dhe në familje punon vetëm nëna.
Po kështu bie në sy, se Xhisiela vazhdon të mohojë dhunën, tritolin, gjithçka dhe bën deklarata politike, kur nga ana tjetër gjyshja e sa është shprehur se “ndjehemi të kërcënuar dhe se nuk dimë kush na e ka vendosur tritolin”. Pyetja vazhdon të mbetet frekuente: Kush po e mban peng Xhisiela Malokun?!
Ajo është bërë objekt i një debati të gjerë politik e publik, pasi n/komisar Emiljano Nuhu denoncoi se është detyruar të lërë Shqipërinë, pasi u kërcënua për të mos arrestuar, Rexhep Rrajën, djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja. Djali i deputetit u vendos në pranga vetëm në muajin shtator, edhe pse Xhisiela e kishte denoncuar në korrik. E reja tashmë është terhequr nga të gjitha denoncimet dhe pretendon se nuk është dhunuar, por prokuroria siguroi prova për dhunën e ushtruar ndaj saj, ndaj gjykata vendosi “arrest me burg” për djalin e deputetit.
/Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post