Avokati Spartak Ngjela analizoi sjelljen politike të presidentit Ilir Meta, teksa u shpreh nuk e realizoi dot kryengritjen për shkak të stërvitjes ushtarake “Defender 21”.
“Unë lidh edhe stërvitjen ushtarake me vendimin. Lidh edhe zgjedhjet e 25 prillit. Ku bëhet lidhja? Këta deklaruan që do të bëjmë kryengritje, edhe Meta, edhe Berisha. Pse nuk e bënë kryengritjen? E di unë, sepse këtu ishte ushtria e NATO-s. Si do të lejonin ata destabilizimin e Shqipërisë? Ne nuk e kemi mendjen për të mbledhur fiq, por për ta vënë në lëvizje logjike. Shikoni shtypin në Moskë dhe Beograd, janë ngritur në mbrojtje të Metës dhe të Berishës. Nuk qenka kaq e lehtë çështja. Njeriu që është nën akuzë duhet të mbrohet me strukturë juridike”, – th Ngjela.
Për procedurat e shkarkimit të kreut të shtetit, të nisura nga mazhoranca, Ngjela ka këtë koment:
“Analiza juridike e Metës është që ka filluar procesi i shkarkimit të tij. Kemi disa deklarata nga ai, me raketat ruse. Rusia është armiku kryesor i NATO-s dhe i SHBA-së. Këtë proces nuk e shoh si të iniciuar nga Rama sepse nuk pash Ramën të shkonte në Gjykatën Kushtetuese, por ambasadoren amerikane. Si mund ta lejojë ajo fyerjen ndaj SHBA-së? Këta mund të kenë qenë të dehur, le të vetëmbrohen. Shkarkimi është proces që vjen si pasojë e një veprimi antiperëndimor i presidentit shqiptar, që rezulton të jetë shkelës i Kushtetutës. Një president normal nuk mund ta bëjë këtë”, – shtoi më tej avokati.
Diskutime rreth kësaj post