Eksperti i Sigurisë, Nuredin Ibishi u shpreh në një intervistë televizive se presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik kërkojnë destabilizim në Ballkanin Perëndimor.
“Rreziqet dhe kërcënimet janë paralajmëruar më herët nga Putini dhe aleatët e tij, por bëhen realitet. Përfaqësuesi më tipik i saj është presidenti serb Vuçiç me kabinetin e formuar qeveritar por edhe Dodik. Këta po dërgojnë kërcënime të vazhdueshme në Kosovë dhe një destabilizim në Bosnjë-Hercegovinë. Situata në Kosovë është mjaft e rënduar, pasi Vuçiç urdhëroi zyrtarët policorë, Listën Serb dhe nivelin e 4 komunave që të japin dorëheqjen. Kjo me qëllim që të mos-funksionojë shteti i Kosovës”, u shpreh ai.
Ai shtoi se ky grupim tashmë i shtrirë në Ballkan, por ndikon negativisht edhe në Mal të Zi.
“Ndikimi i Kishës Ortodokse në Mal të Zi e bën të vetë dhe kjo krijohet një vatër e tretë në Ballkan”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post