Nga Majlinda Bregu
Ministria e Drejtesisë më ka përcjellë sot, kopjen e Urdhrit të Mbrojtjes së të ndjerës Liljana Rukaj.
Në urdhër thuhet se burri dhunues nuk duhet t’ i afrohet sikur edhe në dy metra distancë viktimës.
Sipas ligjit për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, urdhri hyn në fuqi menjëherë dhe zbatimi i tij fillon pavarësisht nëse i padituri është njoftuar ose jo.
Brenda 24 orëve, gjykata u dërgon kopje të urdhrit të mbrojtjes: viktimës dhe personave të tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes; prokurorit, kur ky ka paraqitur kërkesën; zyrës së shërbimeve sociale pranë bashkisë ose komunës ku viktima, ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes, që kanë banim të përkohshëm ose të përhershëm; komisariatit të policisë së vendndodhjes ku viktima ose personat e tjerë të përmendur në urdhrin e mbrojtjes që kanë banim të përkohshëm ose të përher- shëm.
Nëse e ndjera Liljana Rukaj ka patur një urdhër mbrojtje nga Gjykata pse nuk u mbrojt dot?
Tani i takon Ministrisë së Brendshme për të sqaruar:
-Çfarë masash ka marrë policia pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj?
-Nëse Viktima ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Zonës së banimit për shkelje të Urdhrit të Mbrojtes?
-Nëse burri shtazë ka thyer detyrimin për të mos iu afruar viktimës sic e cakton Urdhri Mbrojtes, a ka një ankim dhe me pas regjistrim për këtë vepër penale nga Komisariati i Fierit?
Dje jam njoftuar për nje rast të ngjashem në Ersekë, ku per shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër dot strehimin e përkohshëm të dhunuesit, ai lejohet te jetojë në një banesë me Viktimën!!!!!
4 jane institucionet kyc që duhet të mbrojnë nje grua të dhunuar:
Gjykata që lëshon dhe bën të Ekzekutueshëm Urdhrin e Mbrojtjes.
Policia e shtetit që merr masat për ta Zbatuar atë Zyra e Përmbarimit (largon Dhunuesin nga Shtëpia) Pushteti Lokal
Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?!
Diskutime rreth kësaj post