Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Britanisë së Madhe, për ‘shënjestrimin’ e disa shqiptarëve, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime kriminale dhe korrupsion.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim është shpreuhur se kushdo që ka abuzuar me besmin e publikut për të pasuruar veten, duke u përfshirë në korrupsion dhe minuar demokracinë.
Diplomatja theksoi se askush nuk është mbi ligjin.
“Ne e mirëpresim këtë veprim të rëndësishëm të Britanisë së Madhe. Ata që kanë abuzuar me besimin e publikut për të pasuruar veten dhe për të shtrembëruar sundimin e ligjit, pra ata që janë përfshirë në korrupsion të madh dhe minuar demokracinë, duhet të përballen me drejtësinë. Askush nuk është mbi ligjin”, shkroi Kim në Twitter.
Diskutime rreth kësaj post