0-vjeçarja N.Preka, e cila u aksidentua ditën e dielë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë u nda sot nga jeta, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin fatal. Ku makina me të cilën udhëtonte e gjithë familja e saj u përplas me një tjetër mjet, e për pasojë humbi jetën i ati i saj, Edmond Preka, motra 5-vjeçare dhe djali i familjes, vetëm 9 muajsh. Evisa Preka, nëna e fëmijëve, mbeti e plagosur.
Dhimbja për këto humbje të mëdha ka prekur shqiptarët, të cilët kanë shprehur ngushëllime për familjen e prekur nga kjo tragjedi.
Ish-drejtoresha e Jetimores në Shkodër, Anjeze Gjeluci përmes një statusi në Facebook ka prekur të madh dhe të vogël më fjalët e saj lidhur me këtë tragjedi që nuk ka shokuar vetëm Shkodrën, por mbarë vendin.
Ja statusi i plotë i Gjelucit në rrjete sociale:
Vdes dhe femija i tretë, nga aksidenti tragjik …
U shua një familje, e nana asht gjallë, kërkon fëmijët e nuk din se asnjeni prej tyre nuk jeton…
Ky asht momenti ku të gjithë ne bahena të vegjël, bahena të neveritshëm kur kujtojmë se ça kërkojmë : jo po kam fjete pak, jo po s’bleva këpucët, jo po nuk shëtita, jo po streset e punës, jo po lodhja, shqetësohemi pse na përflasin etj etj …
Kush e ka guximin me ia thanë nanës së shkretë se mbeti vetëm e mjerë në këtë botë të egër, e hipokrite ?!
Po pret me shku me e pa bashkëshorti me fëmijet, që kurrë ma s’ka me i pa, e që akoma nuk e din !!!
Ajo kishte dashtë sot me kenë në nji barakë të vorfen, por e pasun me familjen e vet, mrend ngrohtë në këtë dimën, që nuk pati aspak mëshirë për të !!!
Diskutime rreth kësaj post