Ish-kryetari i grupit parlamentar i PD, Edmond Spaho, ishte në studion “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për marrëveshjen e arritur mes opozitës dhe maxhorancës lidhur me Reformën Zgjedhore.
Mes të tjerash, Spaho theksoi se marrëveshja është arritur me negocimin e ndërkombëtarëve, konkretisht SHBA, BE dhe ambasadorit të Britanisë së Madhe.
Ndërsa se si është komunikuar me maxhorancën për të arritur këtë marrëveshje, Spaho u tregua i rezervuar, duke mos dhënë shumë detaje.
Sipas Spahos, opozita ka një qëllim të qartë me uljen në këtë tryezë, atë të zgjedhjeve të parakohshme.
Sakaq, për kritikat që kanë shpërthyer ndaj opozitës që pranuan të ulen në tryezë me Damian Gjiknurin, demokrati tha: “Po patjetër ne e kemi kontestuar Gjiknurin si kryetar të Reformës Zgjedhore, kemi kërkuar me dokumentin prej 5 pikash një tryezë ndërmjet palëve dhe çdo njëra palë zgjedh përfaqësuesit e vet, ne nuk mund ti diktojmë krahut tjetër se me kë do përfaqësohet”.
Pjesë nga intervista në studio:
Për të gjitha çështjet e konstuara nga palët do të jenë ekspertët e OSBE që do gjejnë zgjidhje të pranueshme. Do të keni parasysh që në vazhdim të asaj që kemi thënë ne të gjithë, produkti që do të miratohet në këtë Këshill Politik, do të miratohet pa ndrysime nga Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe do të votohet në Parlament. Ka pasur zvarritje nga mazhoranca.
Ju pranuat të uleni në tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e keni akuzuar?
Po patjetër ne e kemi kontestuar Gjiknurin si kryetar të Reformës Zgjedhore, kemi kërkuar me dokumentin prej 5 pikash një tryezë ndërmjet palëve dhe çdo njëra palë zgjedh përfaqësuesit e vet, ne nuk mund ti diktojmë krahut tjetër se me kë do përfaqësohet.
Pas reformës zgjedhore do ketë zgjedhje të parakohshme?
Po patjetër. Po ju sjell shembullin e Maqedonisë. Këtu jemi në një krizë të rëndë…të pranuar gjerësisht nga faktori ndërkombëtar, për këtë periudhe tranzitore që disa muaj para zgjedhjeve vendi të drejtohet nga një parti tranzitore.
Ju jeni një udhëheqës i PD, dje u fol se ka patur një negocim nga ndërkombëtaret. Komunikimi ka qenë i drejtpërdrejtë mes kryetarit të opozitës dhe kryetarit të qeverisë. Ju keni informacion për këtë?
Për mua nuk ka rëndësi si kanë komunikuar ndërkombëtarët. Në negociatën ndërmjet dy palëve, madje në prononcimin që bëri Basha dje, falenderoi ambasdën e SHBA, BE dhe Britanisë që kanë luajtur rolin e vet se me kë kanë komunikuar ata nga krahu tjetër nuk di të them. Por kjo marrëveshje në krahun e opozitës është disktuar.
Ka qenë një treshe negociatorësh, kjo mund të shpjegojë edhe faktin që gjatë kësaj periudhe opozita kishte një tërheqje?
Jo nuk ka pasur, ne kemi qenë te qartë në shtator, kemi thënë që deri sa të mbyllet çështja e negociatave ne do të luajmë rol konstruktiv. Ndërkohë doli dokumenti i Bundestagut, ai është dokument që ka të bëjë me Shqipërinë.
Ju e patë dokumentin si detyrues edhe për opozitën?
Po patjetër edhe për ne. Në një pikë kemi mundësi të japin kontribut.
Zoti Spaho, është folur gjerësisht që ju në shkurt, 20 shkurt ditën e rënies së Enver Hoxhës të filloni protestat, tani jeni në një marrëveshje, kjo do të thotë që deri në mars jeni në paqe?
Ka pasur zvarritje nga mazhoranca, dhe nuk do të habitem që mazhoranca të mbajë të njëjtin qëndrim, por nuk do të lejojmë që të hyjmë në ujëra të tilla.
Protesta i keni në krye të axhendës?
Së pari është detyrimi për të realizuar këtë marrëvesjne, nëse do konstatojmë se mazhoranca po luan ne do të analizojmë dhe do dalim me një qendrim të dakordësuar, por nuk do të lejojmë që ky proces të shtyhet dhe të digjet.
Ne jetojmë në një botë mediatike, dje ka pasur një reagim, pafund shkrime komente, që mallkonin opozitën prap na tradhtuat…
Unë edhe këtë e shikoj si një përpjekje të mazhorancës siç ka vepruar gjithmonë fajin e ka opozita. Jo më kot u spjegova historinë e kësaj marrëveshje. Nuk është hera e parë që veprimet e opozitës i kanë komentuar sipas interesave të tyre.
Ju keni thëne zgjedhje të ndershme pa Edi Ramën, tani Rama në fillimin e vitit gjatë një interviste ka thënë e shihni që edhe këta të opozitës janë më të ftohur tani. E ka thënë vetë ai.
Sikur ka thëne edhe tjetër që pprakrika deri në anëtarësimin e Shqipërisë.
Jeni të sigurtë që ka zgjedhje të parakohshme?
Unë nuk po flas për siguri, por ky është qëllimi ynë. Nëse do të ketë ndryshime të rrethanave, po ju them se do mblidhemi dhe do të marrim vendimin. Qëndrimi ynë është që të kemi zgjedhje të parakohshme lokale dhe të përgjithshme në një datë. Ato që u zhvilluan në 30 qershor nuk ishin zgjedhje. Ribërja e këtyre zgjedhjeve sot nuk vihet në diskutim, është në interes të vendit, harxhon më pak energji, por edhe në atë financiar.
Zgjedhje të parakohshme do të thotë në pranverë apo vjeshtë?
Por edhe kjo do të jetë pjesë e debatit të palëve, sigurisht edhe ato duan kohën e tyre të përgatiten. Nuk jam në gjendje tu them kur do zhvillohen, sidoqoftë ne do ishim gati në çdo kohë që të zhvilloheshin.
Në zgjedhje do të ketë një ndryshim struktural në paraqitje, tek të fundit ndodhi ajo tek e tek në koalicione. Pritet të ketë ndryshim?
Nuk di të them për këtë sepse nuk kemi folur.,Këtu do të gjendet mundësia më e mirë e mundshme.
Si përfundim, një gjë duhet ta marrim vesh që kjo marrëveshja që është realizuar dje sjell zgjedhje të parakohshme?
Po patjetër ky është qëllimi ynë.
Disa tërheqin vërejtje dhe thonë se akoma nuk jemi pastruar nga pasoja e gazit lotjsellës, ka njerëz në burg?
Këtë gjithnjë e shikoj si ajo mënyra e interpretimet apo e orientimit të çështjes që fajin e ka opozita. Viti që mbyllën ka qenë një sakrificë të jashtëzakonshme të opozitës, objektivi është shumë dinjitoz, i rëndësishëm për vendin./abcnews
Diskutime rreth kësaj post