Departamenti Amerikan i Thesarit ka rifreskuar në 21 nëntor 2017 listën e personave të të gjitha vendeve të botës që ndalohen të hyjnë SHBA për shkak se përbejnë një kërcënim për qytetarët dhe paqen. Lista e qytetarëve nga Ballkani Perendimor që konsiderohen të padashirueshëm zyrtarisht është e përbërë nga 193 veta, dhe janë kryesisht anëtarë të familjes së Millosheviçit, Mlladiç dhe njerëzve të tij, ose qytetarët shqiptarë të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë që në të kalurën kanë qenë skeduar nga agjencitë amerikane për veprimtari të konsideruara të paligjshme.
Nuk është hera e pare që botohet lista me 24 persona e qytetarëve me kombësi etnike dhe pasaportë shqiptare, pasi shumë media të tjera e kanë bërë më parë. Por, ka gjithmonë një: por…! Emri Shqipëri (Albania) del 219 herë në dokumentin e Departamentin Amerikan të Thesarit, ku përfshihen emra të njohur të bërë të ditur edhe më parë si Idajet Beqiri, Menduh Thaçi, Gafur Adili, Azem Syla, e shumë të tjerë.
Por më e çuditshme është se figurojnë dhe qytetarë arab me pasaportë shqiptare që konsiderohen si terroristë. Përshembull qytetari i Emirateve të Bashkuara Arabe, SALEH ABU HUSSEIN, Abdul Latif A.A (alias SALEH, Abdyl Latif) është me pasaportë jordaneze dhe shqiptare me nr. D366 871, raporton faktor.al
Kësisoj në dokument përmenden adresa banesash, biznesesh dhe fondacionesh bamirëse në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri, që kanë qenë filiale ose baza operative të dyshuara për terrorizëm, si për shembull fondacioni SECOURS MONDIAL-KOSOVA; a.k.a. FSM; a.k.a. GLOBAL RELIEF FOUNDATION, INC.; a.k.a. SECOURS MONDIAL DE FRANCE; a.k.a. STICHTING WERELDHULP-BELGIE, V.Z.W.), me adresë rruga e Kavajes, Building No. 3…); Fondacioni RIHS-ALBANIA, etj.
Të gjitha të dhënat gjenden fare lehtë në adresën e konsultueshme edhe online, duke shkuar në uebsajtin e departamentin të Thesarit: https://sanctionssearch.ofac.treas.gov/Details.aspx?id=652
Diskutime rreth kësaj post