Një laborator i sofistikuar droge u zbulua sot nga Policia e Shtetit në Skrapar, ku përpunohej dhe mbillej hashash.
Pas zbulimit, policia bëri me dije se ka vënë në pranga dy pronarët e laboratorit, përkatësisht shtetasit Edlira Lame dhe Muhamed Kadiu.
Edlira Lame, në bashkëpunim me shoferin Muhamed Kadiu, arritën të ndërtojnë laboratorin e drogës më të përparuar ndonjëherë në Shqipëri.
Edlira Lame administronte nje firmë private fasonerie, ku prodhoheshin çanta kartoni për verë dhe raki, ambientet e së cilës duket se i ka përdorur edhe për të përpunuar drogën.
Më herët në ambientet e fabrikës së administruar nga Edlira Lame prodhoheshin edhe bimë medicinale, ndërsa kohët e fundit ajo e kishte kthyer fabrikën në një biznes më fitimprurës siç është edhe përpunimi e prodhimi i kanabisit.
Shtetasit e mësipërm, siç bën me dije edhe policia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në ambientet e fabrikës ushtronin këtë aktivitet të kundraligjshëm.
Ata janë arrestuar, ndërsa tre persona të tjerë, roli i të cilëve nuk dihet ende po ndiqen në gjendje të lirë. Mbi Edlirën dhe bashkëpunëtorin e saj rëndojnë tashmë tre vepra penale:
“Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Diskutime rreth kësaj post